Sulmet nga Izraeli, Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve në Iran: Tregoni vigjilencë të shtuar
Ministria e Jashtme i ka bërë thirrje shqiptarëve në Iran që të tregojnë vigjilencë të shtuar, pas sulmeve nga Izraeli. Në një reagim mbi situatën, Ministria e Jashtme thekson se po ndjek me vëmendje situatën dhe se është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike në rajon.
“Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme po ndjek me vëmendje situatën e fundit në Lindjen e Mesme dhe është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike në rajon. MEPJ këshillon qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në Republikën Islamike të Iranit të tregojnë kujdes dhe vigjilencë të shtuar”, thuhet në njoftim.
Për çdo emergjencë apo nevojë, qytetarët shqiptarë që gjenden në Iran mund të kontaktojnë me përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore në këto vende:
Ambasada Shqiptare në Katar
Email: [email protected]
Tel: +974 77180778
Ambasada Shqiptare në Kuvajt
E-mail: embassy.kuë[email protected]
Tel: +965 94048219
Ambasada Shqiptare në Arabi Saudite
Email: [email protected]
Tel: +966501422449
Ambasada Shqiptare në Emiratet e Bashkuara Arabe
Email: [email protected]
Tel: +971 50 980 7881
Ambasada Shqiptare në Turqi
Email: [email protected]
Tel: +90 (549) 561 19 85
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




