Tabaku: Shqipëria nuk vuan nga “republika e prokurorëve”, por nga të korruptuarit me pushtet

Politikë | 48 minuta më parë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, i është përgjigjur përmes një reagimi në rrjetin social X video-mesazhit të bërë publik nga kryeministri Edi Rama nga Rinasi.

Tabaku deklaron se shqetësimi real i vendit lidhet me përqendrimin e pamasë të pushtetit dhe pasurisë në duart e zyrtarëve të korruptuar.

“Shqipëria nuk vuan nga një ‘republikë prokurorësh’; ajo vuan nga një republikë e të korruptuarve që kanë grumbulluar aq shumë pushtet, pasuri dhe arrogancë, sa besojnë se ligji është vetëm për të tjerët dhe se drejtësia duhet të ndalet te dera e tyre.”, shkruajti Jorida Tabaku, deputete e Partisë Demokratike, në rrjetin social X.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme