Talat Xhaferi flet për RTSH-në, kryeministri i RMV-së: Maqedonasit s’janë gati për një president shqiptar

Kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi në një intervistë ekskluzive për RTSH deklaroi se perceptimi i shtetasve maqedonas ndaj shqiptarëve atje ka ndryshuar ndjeshëm.
Xhaferi nënvizoi se vendi fqinj nuk është ende gati për një president shqiptar sicc kërkohet nga opozita shqiptare.
“S’do mend pa njëri-tjetrin nuk mundemi. Sa më shpejt që politika dhe politikbërja e parapëlqen faktin që bashkëpunimi i ndërsjellë midis komuniteteve është vlerë e shtuar e specifikave që ka ky vend”, u shpreh Xhaferi.
Ai shprehu keqardhje për sjelljen e partive opozitare shqiptare në seancën parlamentare ku u votua për kryeministrin e parë shqiptar në historinë e Maqedonisë së Veriut.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




