Talat Xhaferi kryeministri i parë shqiptar i M. së Veriut, Ali Ahmeti: Dikur na mohohej gjuha, sot jemi të barabartë

Maqedonia e Veriut | 3 vite më parë

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka deklaruar se me zgjedhjen e Talat Xhaferi si kryeministër i Maqedonisë së Veriut është një tregues i rolit të shqiptarëve në këtë vend të cilit sipas Ahmetit, dikur i mohohej edhe gjuha shqipe.

Ahmeti thekson se ky ka qenë një rrugëtim i gjatë dhe i vështirë se nëse “dikur në shtëpitë e tyre u mohohej gjuha shqipe, sot po jetojnë barazinë si vlerë demokratike”

“Jam i bindur se Talat Xhaferi dhe kabineti i tij qeveritar do të jenë vazhdimësi e punës progresive që kemi bërë deri më tani, gjithmonë në shërbim efikas të të gjithë qytetarëve të këtij vendi dhe të përkushtuar për reformimin e tij në frymën europiane”, shkruan Ahmeti në një postim në rrjetet sociale.

Kreu i BDI-së vuri në dukje se marrëveshja e Ohrit ju “dha tapinë shqiptarëve që të jenë dalzotës në shtëpinë e tyre”.

Sipas Ahmetit, nga viti 2001 e deri më sot është thyer një nga tabutë ideologjike që sipas tij, dëshmoi potencialin e shqiptarëve “si popull në drejtimin e shtetit tonë në çdo pozitë institucionale dhe u treguam vendimtarë në ruajtjen e orientimit euro-atlantik të vendit”

“Jam i bindur se Talat Xhaferi dhe kabineti i tij qeveritar do të jenë vazhdimësi e punës progresive që kemi bërë deri më tani, gjithmonë në shërbim efikas të të gjithë qytetarëve të këtij vendi dhe të përkushtuar për reformimin e tij në frymën evropiane”, shkruan më tej Ahmeti.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme