Talat Xhaferi merr vendimet si kryeministër i ri i Maqedonisë së Veriut, shkarkon dy ministra

Maqedonia e Veriut | 3 vite më parë

Kryeministri i  Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri ka dorëzuar shkresë kryetarit të Kuvendit, Jovan Mitrevski që në seancën e radhës të shkarkojë dy ministra. Më konkretisht Fatmir Mexhitin dhe Azir Aliun, sipas njoftimit të qeverisë.

Në faqen zyrtare të qeverisë bëhet me dije se, “kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, dorëzoi shkresë deri te Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski, në të cilën, në pajtim me nenin 94, paragrafi 2 i Kushtetutës së Republika të Maqedonisë së Veriut, i propozon Kuvendit në seancën e parë vijuese t’i shkarkojë: Fatmir Mexhitin nga pozita e ministrit të Shëndetësisë dhe Azir Aliun nga pozita e ministrit për Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Gjithashtu mësohen dhe emrat e propozuar nga kryeministri Xhaferi, i cili i ka dërguar letër kryetarit të Kuvendit, Mitreski, që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut të zgjedhë: Ilir Demirin, për të drejtuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe Naim Bajrami, si ministër i cili do të drejtojë Ministrinë e Shoqërisë Informative dhe Administratës”.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme