Të moshuarit shtojnë fluksin në urgjencë, temperaturat e larta çojnë deri në 320 vizita në spitalin e Durrësit
Rritja e ndjeshme e temperaturave ka shtuar vizitat në urgjencën e spitalit rajonal të Durrësit.
Çdo ditë, mjekët përballen me rreth 300 deri në 320 pacientë, kryesisht të moshës së tretë, të cilët paraqiten me simptoma, si marrje mendsh, dhimbje koke, tension të lartë, dehidratim dhe shqetësime gastrointestinale.
Për të shmangur probleme të tilla gjatë stinës së verës dhe sidomos ditëve me temperatura shumë të larta, Dr. Aurora Rapaj thotë se duhet shmangur dalja e personave të moshës së tretë kryesisht pas orës 10:00 deri në orën 18:00.
“Moshat e treta nuk janë akoma të edukuara që nuk duhet të dalin në orët e diellit të madh. Mund të dalin nga ora 8:00 deri në 10:00, por nga ora 10:00 deri në 5:00 apo 6:00 mbasdite duhet të qëndrojnë në ambiente të mbyllura, të hidratuara, dhe jo në ambiente me diell, sidomos në ambientet e plazhit. Të përdoren rroba me ngjyrë të çelët, të kryhet hidratimi i rregullt dhe të konsumohen ushqime të freskëta,” këshillon mjekja.
Megjithëse numri i vizitave ka qenë në rritje që prej fillimit të qershorit, për fat të mirë nuk është shënuar asnjë rast fatal deri tani në repartin e urgjencës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




