Temperaturat e larta, mjekja jep këshilla si të mbrohemi nga i nxehti

Temperaturat e larta kanë përfshirë vendin prej disa ditësh, duke e bërë të domosdoshme që të jemi më të kujdesshëm për t’u mbrojtur nga i nxehti. Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, ka publikuar një video të mjekes dhe specialistes pranë ISHP-së, Genta Qirjako e cila jep disa këshilla për ta përballuar më mirë të nxehtin.
Qirjako kërkon nga qytetarët kujdes të shtuar, veçanërisht ndaj fëmijëve të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike. Mjekja jep këshilla të thjeshta siç janë mosekspozimi në orët e pikut, përdorimi i veshjeve të lehta si dhe të konsumojmë kryesisht fruta dhe perime.
“Temperaturat e larta shpeshherë janë edhe të rrezikshme për shëndetin tonë, veçanërisht për atë grupe individësh të cilët janë të risk më të lartë siç janë fëmijët, të moshuarit apo të tjerët që mund të vuajnë nga sëmundje kronike. I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë sa më kujdesshëm, të shmangin daljet në oraret e pikut të nxehtësisë, të qëndrojnë në mjedise të freskëta, të pinë sa më shumë ujë, të ushqehen shëndetshëm, kryesisht fruta dhe perime, të përdorin veshje të lehta, të përdorin mjete mbrojtëse të thjeshta si kapele, syze apo krem dielli për të mbrojtur lëkurën”, shprehet mjekja.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




