Tensione para Ministrisë së Arsimit, përplasje fizike mes protestuesve dhe policisë
Tensione dhe përplasje fizike janë regjistruar gjatë protestës së studentëve dhe nxënësve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Protestuesit janë konfrontuar me efektivët e policisë, ndërsa këta të fundit kanë përdorur ujin për të shpërndarë turmën.
Situata është tensionuar edhe më tej pas shoqërimit të disa protestuesve nga policia. Ky veprim ka shkaktuar irritimin e pjesëmarrësve të tjerë në tubim, të cilët janë përplasur fizikisht me efektivët në përpjekje për të penguar shoqërimin e tyre.
Përplasjet janë zhvilluar në ambientet pranë Ministrisë së Arsimit, ku studentët dhe nxënësit vijojnë protestën. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa nuk ka ende të dhëna të konfirmuara për numrin e personave të shoqëruar apo për të lënduar të mundshëm.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



