Tensionet në seancë/ Sekretariati i Etikës përjashton me nga 60 ditë 6 deputetë të PD-së

Sekretariati i Etikës ka përjashtuar me nga 60 ditë nga punimet parlamentare, 6 deputetë të Partisë Demokratike pas kaosit e sulmeve fizike në seancën e djeshme plenare. Konkretisht janë përjashtuar deputetët: Fidel Kreka; Luçiano Boçi; Flamur Noka; Belind Këlliçi; Edi Paloka; dhe Besart Xhaferri.
Masa përjashtimore ndaj deputetëve të sipërpërmendur vjen pas tensioneve të seancës së një ditë më parë (22 tetor), ku deputetët opozitarë jo vetëm bllokuan foltoren e Kuvendit, por u përplasën fizikisht me deputetët socialist, si dhe hodhën sende kundrejt kryeparlamentarit Niko Peleshi dhe deputetit socialist Taulant Balla.
Mes tensionesh, kryeparlamentari Niko Peleshi kaloi për votim projektligjet e rendit të ditës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




