Tentoi të dilte nga Rinasi me mbi 71 mijë euro dhe 10 mijë dollarë pa i deklaruar, procedohet penalisht 45-vjeçarja kineze

Një 45-vjeçare me shtetësi kineze është proceduar penalisht nga Policia Kufitare nw Rinas, pasi tentoi të dilte nga Shqipëria me një shumë të konsiderueshme parash, pa i deklaruar sipas ligjit.
Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në vijën e dytë, shtetases A. W., 45 vjeçe, iu gjetën 61 755 euro dhe 10 000 dollarë amerikanë, të cilat ajo synonte t’i nxirrte nga territori i Republikës së Shqipërisë pa i deklaruar, në kundërshtim me ligjin.
Për këtë rast, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës dhe ndaj saj nisi procedimi penal në gjendje të lirë. Ndërkohë, shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



