Tepelenë, interes i lartë i turistëve të huaj për Muzeun Historik

Kulturë | 34 minuta më parë

Turizmi në Tepelenë po shoqërohet me interes edhe për trashëgiminë historike dhe kulturore të qytetit.

Në këtë periudhë, Muzeu Historik është kthyer në një nga ndalesat për vizitorët që duan të zbulojnë historinë e zonës, me një interes të veçantë nga turistët e huaj.

Gjatë këtij muaj , muzeu ka pritur një numër të lartë vizitorësh  , ndërsa objektet dhe materialet e ekspozuara u krijojnë mundësinë të njihen nga afër me të kaluarën e Tepelenës.

“ Në mes shtatori dhe deri në mes të tetorit kemi pasur numrin më të madh të vizitorëve krahasuar jo vetëm me gjithë periudhën e Beharit, por edhe me vitin e kaluar. Kanë qenë turistë të huaj. Madje një veçanti të paktën të cilët ata e kanë shprehur shumë prej tyre është që ajo çka u pëlqen në këtë muze është ‘vjetërsia’ e këtij muzeu.”- u shpreh Klejda Gaba, përgjegjëse e Muzeut Historik në Tepelenë

Për të zgjeruar më tej numrin e vizitorëve, po punohet edhe përmes bashkëpunimit me agjencitë turistike, dhe pasurimin e tij me objekte të reja me synimin përfshirjen  në itineraret e grupeve që vizitojnë Tepelenën.

“Ne bëjmë kërkesë edhe tek Drejtoria Rajonale e Kulturës sidomos edhe në bazë të këtyre gërmimeve të reja të cilat zhvillohen se mund të pasurohet me ndonjë objekt, por janë procedura të cilat zgjasin dhe ende nuk kemi një objekt të ri. Muzeu Historik mbetet një hapësirë e rëndësishme për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë së Tepelenës.”

Muzeu Historik mbetet një hapësirë e rëndësishme për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë së Tepelenës.

 

Gazetare: Enkeleda Domeri

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme