Thellohet bilanci i viktimave! Shkon në 60 numri i personave që humbën jetën nga zjarri në RMV

Maqedonia e Veriut | 2 vite më parë

Numri i të vdekurve nga zjarri që shpërtheu më 16 mars në një klub nate në qytetin e Koçanit në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 60 , pasi një i plagosur rëndë ka nderur sot jetë në një spital lituanez ku po trajtohej.

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari, tha se pacienti po trajtohej me djegie të rënda në një spital në Lituani dhe se shëndeti i tij ishte përkeqësuar në mënyrë drastike ditëve të fundit.

Viktima ka qenë menaxheri i lokalit të natës ku ka rënë zjarri, siç raporton ERT.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se 79 të lënduar nga zjarri në Koçanit po trajtohen në spitalet jashtë vendit, katër prej tyre në gjendje të rëndë, ndërsa 15 të lënduar po trajtohen në spitalet e Shkupit.

Prokuroria e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal kundër 34 personave që dyshohet se janë të përfshirë në funksionimin e klubit fatal, i cili funksiononte me leje të falsifikuar dhe nuk respektonte standardet e sigurisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme