Thibaut Courtois rinovon me Real-in deri në 2028-ën

Real Madridi dhe Thibaut Courtois kanë arritur një akord në parim për të rinovuar kontratën aktuale, e cila skadon në 2027-ën. Sipas shtypit spanjoll mes portierit belg dhe klubit spanjoll mungon vetëm firma për të shtyrë kontratën aktuale edhe për një vit më shumë.
Klubi ka përshpejtuar negociatat për të zgjatur një kontratë që pritej të skadonte në vitin 2027, dhe të dyja palët kanë një marrëveshje që portieri do ta zgjasë kohën e qëndrimit në Santiago Bernabéu për një sezon tjetër. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




