Tiranë/ Duhet të vuajë mbi 2 vite burg, arrestohet 48-vjeçari i shpallur në kërkim

Arrestohet nga bultë e kryeqytetit 48-vjeçari i shpallur në kërkim. Policia bën me dije se 48-vjeçari duhet të vuajë 2 vite e 2 muaj burgim pasi akuzohet për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.
Në vitin 2023, në një magazinë në fshatin Marikaj, 48-vjeçari kultivoi 1035 bimë narkotike, në vazo, dhe 907 fidanë narkotikë, në kubikë, duke shfrytëzuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
“Tiranë/Finalizohet nga komisariatet e Policisë Nr. 3 dhe Nr. 7, operacioni policor i koduar “Lokacioni”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim.
Në vitin 2023, kultivoi në një ambient të mbyllur (magazinë), në fshatin Marikaj, rreth 2000 bimë dhe fidanë narkotikë, kapet 48-vjeçari.
Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te puna informative, për përcaktimin e vendndodhjes së shtetasve në kërkim dhe për kapjen e tyre, shërbimet e komisariateve të Policisë Nr. 3 dhe Nr. 7 finalizuan operacionin “Lokacioni”, gjatë të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. K., 48 vjeç.
Në zbatim të vendimit të Gjykatës, atij i duhet të vuajë dhe 2 vjet, 2 muaj e 17 ditë burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.
Në vitin 2023, në fshatin Marikaj, në një ambient të mbyllur (magazinë), ai kultivoi 1035 bimë narkotike, në vazo, dhe 907 fidanë narkotikë, në kubikë, duke shfrytëzuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



