Tiranë- Mashtruan qytetarë për blerje apartamenti duke falsifikuar mandate banke, në pranga çifti i bashkëjetuesve

Aktualitet | 9 muaj më parë

Dy persona janë arrestuar në Tiranë këtë të shtunë (31 janar), të akuzuar se  mashtronin qytetarët me premtimin e blerjes së apartamenteve dhe falsifikonin mandate banke për të krijuar besueshmëri.

Në pranga u vunë shtetasit E. R., 39 vjeç dhe V. Z., 34 vjeçe, bashkëjetues. Dy të arrestuarit iu merrnin qytetarëve shuma të konsiderueshme parash, duke u premtuar blerjen e apartamenteve. Pasi përvetësonin paratë, ata falsifikonin mandate banke për të mashtruar se shumat ishin depozituar. Dokumentet e falsifikuara ua paraqisnin edhe shoqërive të ndërtimit, me qëllim lidhjen e kontratave fiktive për shitblerje apartamentesh.

Operacioni u realizua nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas kallëzimeve të disa qytetarëve që kishin rënë pre e mashtrimit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Agjentët e rremë”.

Iu merrnin shuma të mëdha parash qytetarëve duke i mashtruar se do t’iu blinin apartamente, dhe më pas falsifikonin mandate banke, për t’i bindur për depozitimin, arrestohen 2 shtetas (bashkëjetues).

Mandatet e falsifikuara, 2 shtetasit ua paraqitnin edhe shoqërive në fushën e ndërtimit, për t’i mashtruar që të lidhnin kontrata për shitblerje apartamentesh.

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, të kryera pas kallëzimeve të disa qytetarëve se iu kishin dhënë shuma parash 2 shtetasve, të cilët i kishin mashtruar dhe nuk kishin blerë apartamentet e kërkuara në këmbim, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale dhe me shërbimet e Sektorit të Forces së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin e koduar “Agjentët e rremë”.

Gjatë operacionit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit E. R., 39 vjeç dhe V. Z., 34 vjeçe, bashkëjetues.

Nga hetimet e kryera dyshohet se 2 shtetasit iu kanë marrë shuma të konsiderueshme parash qytetarëve, duke iu premtuar se do t’iu blinin apartamente.

Pasi përvetësonin paratë, 2 shtetasit falsifikonin mandate banke, për të mashtruar qytetarët se paratë ishin depozituar.

Më pas, dokumentet false i paraqitnin dhe te përfaqësues të shoqërive në fushën ndërtimit, me qëllim lidhjen e kontratave fiktive, për shitblerje apartamentesh.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme