Tomini: 238 mijë qytetarë të vaksinuar kundër virozave, rritje me 10% krahasuar me vitin e kaluar

Shëndet | 9 muaj më parë

Zv. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Eugena Tomini, ka theksuar rëndësinë e vaksinimit si masa kryesore për mbrojtjen nga simptomat e rënda të virozave gripale gjatë sezonit të dimrit.

Gjatë një inspektimi në Qendrën Shëndetësore Nr.2, Tomini u shpreh se vaksinimi po ofrohet jo vetëm në qendrat shëndetësore, por edhe në banesë për ata qytetarë që nuk kanë mundësi të paraqiten në strukturat shëndetësore.

Sipas saj, gjatë periudhës shtator 2025 – janar 2026 janë vaksinuar 238,886 persona, duke shënuar një rritje prej 10% krahasuar me një vit më parë. Ky tregues, tha Tomini, reflekton angazhimin e vazhdueshëm për rritjen e mbulimit vaksinor dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për mbrojtjen e shëndetit gjatë sezonit të virozave.

“Stina e virozave përballohet me vaksinim në qendra shëndetësore ose direkt në banesë për ata që nuk kanë mundësi të paraqiten në strukturë shëndetësore,” theksoi Zv. Ministrja.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme