Tregu i bimëve mjekësore, interes i lartë për bimët e kultivuara vetëm në qarkun e Korçës

Shëndet | 11 muaj më parë

Tregu i bimëve medicinale në qarkun e Korçës po tregon një interes gjithnjë e më të madh, veçanërisht për ato bimë që rriten vetëm në këtë zonë.

Gjatë këtij sezoni, kërkesa nga kompanitë eksportuese ka qenë dukshëm më e lartë krahasuar me një vit më parë, por sasia e siguruar ka rezultuar më e pakët si shkak i mungesës së fuqisë punëtore në zonat malore dhe rurale, ku grumbullohen kryesisht këto bimë.

“Bima qumështores, një nga prodhimet bazë në zonën e Korçës, ka qenë shumë e kërkuar edhe në tregun ndërkombëtar”, u shpreh Gjergji Çibuku, Grumbullues dhe eksportues.

Për të shmangur këtë problem, grumbulluesi Gjergji Çibuku thotë se kanë nisur të ndërmarrin nisma për kultivimin e disa prej llojeve që rriten natyrshëm, me synimin që vitin e ardhshëm të sigurojnë sasi më të qëndrueshme dhe cilësi të garantuar.

“Bimët më kryesore janë lulecianit, melisa, qumështorja, mëllaga e bardhë dhe dëshirojmë të shtojmë tërfilin e kuq dhe lulen e aguliçes”, tha ai.

Bimët medicinale të qarkut të Korçës eksportohen kryesisht në Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku përdoren në industrinë farmaceutike, ushqimore dhe kozmetike.

Gazetare: G. Manushi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme