Zvicër, treni me 80 pasagjerë del nga shinat pas një orteku, raportohet për disa të plagosur. Operacion shpëtimi për evakuimin

Një tren doli nga shinat në Zvicër në linjën Frutigen-Brig, midis Goppenstein dhe Hohtenn, në kantonin Valais. Policia kantonale raportoi incidentin, duke shtuar se ka të plagosur dhe se operacionet e shpëtimit janë duke vazhduar.
Bëhet fjalë për një tren rajonal që transportonte 80 pasagjerë. Blick raporton se ekspresi rajonal u nis nga Spiez, Bern, rreth orës 6:00 të mëngjesit. Evakuimi i pasagjerëve do të fillojë së shpejti.
Faqja e internetit e Hekurudhave Federale Zvicerane (SBB) deklaron se trafiku hekurudhor është ndërprerë midis Goppenstein dhe Brig (në linjën Frutigen-Brig). Dalja nga shinat me sa duket është shkaktuar nga një ortek, sipas Hekurudhave Federale Zvicerane (SBB), e cila specifikon se linja Frutigen-Brig do të ndërpritet të paktën deri nesër.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




