Tritol automjetit të një agjenti policie në Lezhë, nuk ka të lënduar
Një shpërthim me tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele (15 mars) në qytetin e Lezhës.
Lënda plasëse i është vendosur një automjeti në pronësi të një agjenti policie e cila ishte parkuar në lagjen “Besëlidhja”, pranë gjimnazit.
Nga shpërthimi ka patur dëme të shumta materiale. Automjeti i dëmtuar rezulton të jetë në pronësi të agjentit të krimeve me inicialet G.Gj.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim në zonë, ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 05:55, në qytetin e Lezhës, dyshohet se është vendosur lëndë plasëse në një automjet të parkuar, tip “Volkswagen Golf”, në pronësi të shtetasit G. Gj., 41 vjeç, punonjës policie në DVP Lezhë.
Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon intensivisht veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




