Trump kërcënon me tarifa vendet që kundërshtojnë marrjen e Groenlandës

Botë | 9 muaj më parë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar të vendosë tarifa për vendet që nuk mbështesin planet e tij për aneksimin e Groenlandës, duke rritur presionin mbi aleatët evropianë.

Pas një jave tensioni, në të cilën aleatët e NATO-s vendosën trupa në Groenlandë, që është pjesë e Danimarkws, Trump njoftoi se mund të ndëshkojë çdo vend që nuk pajtohet me planet e tij, duke lënë të hapur mundësinë e përdorimit të forcës nëse është e nevojshme.

Më parë, i dërguari special i Trump për Groenlandën, Jeff Landry, deklaroi se një marrëveshje për të marrë ishullin “duhet dhe do të arrihet”. Ai tha se planifikonte të vizitonte Groenlandën në mars dhe konfirmoi se presidenti amerikan e merr seriozisht blerjen e këtij territori në Arktik.

Trump theksoi se Groenlanda është e nevojshme për sigurinë kombëtare të SHBA-së.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme