Tubimi i PD, Zekthi: Opozita vuan nga e folura bosh. Protesta duhet të jetë pa ndërprerje, ndryshe s’ është produktive

Politikë | 7 muaj më parë

Politologu Fitim Zekthi, teksa ka komentuar protestat e PD-së, u shpreh se opozita prej vitesh vuan nga “e folura bosh”. Në studion e emisionit “3D” në RTSH, Zekthi tha se opozita përsërit slogane të përgjithshme që nuk realizohen kurrë, gjë që sipas tij, me kalimin e kohës rrezikon ta gërryej partinë.

“Opozita vuan nga e folura bosh dhe ka vite që vuan nga kjo. Kjo është që ti thua gjëra të përgjithshme që nuk realizohen kurrë ‘Rama mbaroi, ne fituam…’. Me kalimin e kohës kjo e gërryen subjektin politik. Nga kjo vuan edhe Rama. Të gjithë kanë, por varet nga shkalla,” u shpreh Zekthi.

Ai shtoi se një protestë për të pasur sukses duhet të plotësojë tre kushte: të jetë e pandërprerë, të vijë duke u rritur dhe të bllokojë qeverisjen.

“Nëse nuk arrihen këto, partitë nuk duhet të organizojnë protesta sepse nuk kanë rezultat dhe janë të rrezikshme për partitë. Opozita duhet të gjejë mënyra të tjera,” theksoi politologu.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme