Turizmi nuk njeh stinë, Gjirokastra tërheq vizitorë të huaj edhe nën reshjet e vjeshtës

Gjirokastra vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara të turizmit kulturor dhe historik në vend, pavarësisht kushteve atmosferike. Qyteti i gurtë, i mbrojtur nga UNESCO, ka regjistruar sërish fluks vizitorësh të huaj, të cilët zgjedhin të eksplorojnë rrugicat karakteristike edhe gjatë muajve të vjeshtës.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë fundjavë pamje nga qyteti përmes rrjeteve sociale, duke vënë anë në interesin e pandërprerë të turistëve ndaj trashëgimisë kulturore shqiptare.
“Vjeshtë në Gjirokastër”. Edhe pse nën shi, Gjirokastra vijon të mirëpresë turistë të shumtë nga e gjithë bota, që mbushin rrugicat e qytetit”, shkruan Rama në mesazhin e tij.
Interesi i vazhdueshëm i udhëtarëve të huaj gjatë gjithë vitit dëshmon zgjerimin e sezonit turistik në Shqipëri, duke e kthyer turizmin vjeshtor dhe atë kulturor në një alternativë gjithnjë e më të fortë krahas turizmit bregdetar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




