Uefa dy javë kohë Infantino-s për të bërë publike dokumenta të rëndësishme

Futboll Bota | 30 minuta më parë

UEFA i ka kërkuar FIFA-s se duhet të publikojë dokumente kyçe dhe t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve që lidhen me qeverisjen dhe vendimmarrjen e saj brenda 2 nëntorit.

Në Këshillin e FIFA-s të enjten, presidenti Gianni Infantino kërkoi falje për planin e tij të shitjes së Kupës së Botës, por nuk arriti të ofrojë një shpjegim të plotë se si u hartua propozimi.

Në letrën e lexuar nga “BBC Sport”, sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Theodore Theodoridis, thekson se organi drejtues i futbollit botëror nuk u është përgjigjur “një sërë pyetjesh thelbësore”.

“Të tjera mbeten pa përgjigje, ndërsa informacioni dhe dokumentacioni i kërkuar nuk janë ofruar ende”, thuhej në të.

Letra përfshinte tetë faqe me 42 pyetje që trajtonin një sërë çështjesh, duke filluar nga investimi privat në kuadër të ‘Fifa Forëard Enterprise’ (FFE), e deri te Çmimi i Paqes i FIFA-s dhe dënimi i diskutueshëm me kusht ndaj sulmuesit amerikan Folarin Balogun gjatë Kupës së Botës. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme