Ushtronte prostitucion në një apartament të marrë me qira në Tiranë, arrestohet 51-vjeçarja vietnameze
Një grua nga Vietnami është arrestuar pasi akuzohet se ushtronte prostitucion në një apartament të marrë me qira në Tiranë.
Gjatë operacionit të koduar “Foleja 3″, u vu në pranga 51-vjeçarja vietnameze Th. H.,, ndërsa janë proceduar penalisht dy persona, të cilët dyshohen se kanë përfituar nga kjo veprimtari.
Nga hetimet rezultoi se ajo ushtronte prostitucion, në një apartament të marrë me qira, në rrugën “Mine Peza”.
Policia ka sekuestruar një shumë parash dhe 1 celular në kuadër të provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




