Vaksinimi kundër gripit, në Lushnjë janë shpërndarë 22 mijë doza

Shëndet | 12 muaj më parë

22 mijë doza vaksinash kundër gripit janë shpërndarë nëpër qendrat shëndetësore në Lushnje. Edhe ky 77- vjeçar ndonëse pohon se prej vitesh nuk e ka zënë gripi, është duke bërë dozën e radhës.

“Çdo njeri duhet ta bëj sepse të mbron nga viruset stinore”, u shpreh një qytetar.

Mësuesit, policët dhe stafi mjekësor në Lushnjë, kanë qenë të parët që u vaksinuan. Të sëmurët kronikë, moshat e treta dhe fëmijët, si më të ekspozuar ndaj riskut po u injektohet doza e parë, për ti paraprirë shpërthimit të virozave.

“22 mijë dozat që kanë ardhur janë vaksina koreane, janë monovalentëe dhe 10 dozash dhe janë viruse që kanë qarkulluar edhe vitin e kaluar. Ju bëj thirrje ta aplikojnë vaksinën”, tha Mimoza Kote, vaksinatore.

“Janë shpërndarë të gjitha në Qendrat Shëndetësore, dhe të aplikuara deri tani janë 14 mijë doza. Ka vaksina të mjaftueshme për të gjithë personat që kanë dashur ta aplikojnë”, theksoi Sebastian Davidhi, krye vaksinator.

Vaksinimi rekomandohet të fillojë përpara sezonit të gripit në mënyrë që trupi të jetë I përgatitur të reagojë kundër virozave respiratore të shkaktuara nga viruset. Për të moshuarit dhe pacientët kronikë që nuk mund të shkojnë në qendrat shëndetësore, mjekët dhe infermierët në Lushnje po ofrojnë vaksinimin në banesë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme