VanHorn takon kreun e ri të Kushtetueses: Prioritetet e Trump, lufta ndaj narkotrafikut dhe biznesi amerikan

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn, zhvilloi sot një takim me Kryetaren e sapoemëruar të Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji.
Në fokus të bisedës ishin prioritetet e administratës së Presidentit Trump dhe mënyra se si institucionet shqiptare të zbatimit të ligjit mund t’i çojnë ato përpara.
Sipas njoftimit zyrtar të shpërndarë nga Ambasada Amerikane, diplomacia e SHBA-së e sheh mbështetjen për drejtësinë shqiptare të lidhur ngushtë me dy shtylla kryesore:
Çmontimi i rrjeteve të narkotrafikut.
Krijimi i kushteve të barabarta për bizneset amerikane.
VanHorn theksoi se një sistem gjyqësor funksional është parakusht për thithjen e investimeve amerikane.
Në reagimin e publikuar në rrjetet sociale, Ambasada nënvizon rolin kyç të Gjykatës Kushtetuese si garantuese e stabilitetit ligjor:
“Gjykata Kushtetuese luan një rol të rëndësishëm në garantimin e drejtësisë për qytetarët shqiptarë, duke i mbajtur përgjegjës ata që shkelin ligjet e saj dhe duke ruajtur një sistem ligjor të drejtë dhe të parashikueshëm, në mënyrë që bizneset amerikane të mund të lulëzojnë.”

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



