Varhelyi & Osmani: Mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare sa më shpejt të jetë e mundur

Maqedonia e Veriut | 5 vite më parë

Perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut, marrëdhëniet e mira fqinjësore, nismat rajonale dhe pritshmëritë për periudhën në vijim si mundësi për hapa pozitivë në fazën e ardhshme në procesin e integrimit ishin në fokus të takimit të ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani me komisionerin e BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Dy bashkëbiseduesit iu referuan përfundimeve të raportit të këtij viti të Komisionit Evropian, përmes së cilit u përçua sinjal i fuqishëm dhe i qartë se besueshmëria e politikës së zgjerimit vazhdon të mbetet investim kyç gjeostrategjik për paqen, stabilitetin, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik në mbarë Evropën.

Në takim u kërkua mbajtja e Konferencës së parë Ndërqeveritare sa më shpejt të jetë e mundur.

Gjatë takimit u bisedua edhe për zhvillimet e fundit të brendshme politike në vend, por edhe për përpjekjet për tejkalimin e dallimeve mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, si prioritet për ta zhbllokuar rrugën drejt BE-së.

Varhelyi foli për përpjekjet e Komisionit Evropian për ta ripërtërirë momentumin evropian në rajon, por edhe për zbatimin e Planit të Investimeve Ekonomike, i cili paraqet mbështetje të fortë të BE-së për forcimin ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor./ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme