Vendimi i gjykatës në Milano pas trazirave: Mediat sociale rol në shkaktimin e dhunës

Vendimi i gjykatës hetuese të Milanos pas arrestimeve të së dielës së kaluar, më 18 tetor, ka nxjerrë në pah rolin e drejtpërdrejtë që rrjetet sociale po luajnë në nxitjen e trazirave urbane dhe vandalizimit të dyqaneve në qendër të qytetit.
Gjykatësja hetuese, Maria Idria Gurgo di Castelmenardo, gjatë vërtetimit të masave të arrestimit për të rinjtë e përfshirë, ka nëvizuar rrezikun e lartë që bart komunikimi digjital në grumbullimin e masave.
Sipas gjykatëses, “situatat ku grupe të mëdha të rinjsh, të nxitur nga rrjetet sociale për të marrë pjesë aktive në mospajtim kryengritës, mblidhen” mund të shndërrohen lehtësisht në “shkaktarë eksponencialë për dhunë”.
Mbi bazën e analizës së prirjes së të arrestuarve “për dhunë kundër personit”, Gjykata e Milanos arriti në përfundimin se ekziston një rrezik i përsëritur për ngjarje të ngjashme shkatërruese. Gjykata argumenton se “natyra e rastësishme e impulsit” drejt skenarëve të rinj të shkatërrimit “konfirmon ekzistencën e një rreziku konkret të kryerjes së akteve të ngjashme”, duke shtuar se “individët e dhunshëm, si të tillë, gjejnë, me lehtësi dhe frekuencë ekstreme” hapësira në jetën e përditshme “për t’u dhënë më tej shfryrje instinkteve të tyre në dëm të të tjerëve”.
Përballë kësaj situate, qeveria italiane po shqyrton masa shtrënguese, përfshirë kufizimin e përdorimit të rrjeteve sociale nga të miturit dhe hetimin e infiltrimeve potenciale pas protestave.
Ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto, e ka cilësuar ndërhyrjen në rrjetet sociale si pjesë të një “lufte hibride”, duke lënë të hapur debatin edhe për bllokimin e platformës TikTok: “Është jashtë kompetencës sime, por nëse më thirrin në Parlament, do t’ju them se çfarë mendoj”.
Në frontin e sigurisë publike, përgjigjja e shtetit do të jetë e menjëhershme dhe ushtarake. Zëvendëskryeministri Matteo Salvini njoftoi se nga e shtuna qyteti i Milanos dhe nyjet kryesore si stacionet hekurudhore do të patrullohen nga 500 parashutistë të brigadës “Folgore”.
Salvini bëri me dije se forcat ushtarake do të jenë të pajisura me teknologji të avancuar dhe mjete të blinduara për ruajtjen e rendit.
“Ata do të sigurojnë rendin publik, së bashku me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, dhe do të ndërhyjnë nëse është e nevojshme, duke përfshirë edhe me automjete – helikopterë Lince, dronë dhe mjete të tjera për ndërhyrje të shpejtë”, tha Salvini gjatë fjalës së tij nga Prefektura e Milanos.
Ndërhyrja ushtarake shihet nga zëvendëskryeministri si një masë afatgjatë garancie për qytetarët. Duke nësevizuar përvojën e ushtarakëve jashtë vendit, Salvini shtoi se “si baba i dy fëmijëve, ndihem më i qetë nëse kam 500 parashutistë me kokën mbi shpatulla, duke vëzhguar se çfarë po ndodh”, duke shprehur gjithashtu shpresën se prania e tyre në rrugët e Milanos do të vazhdojë për një kohë të gjatë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




