Vera e zhdukur e Ergys Agasit- Prokuroria shpall moskompetencën, SPAK merr në dorë çështjen

Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencën për hetimin e zhdukjes së verës së sekuestruar të Ergys Agasit.
Dosja i ka kaluar SPAK, pasi pritet të bashkohet me procedimet penale për abuzimet me AKSHI-n.
Çështja lidhet me 600 shishe verë të markave të shtrenjta, te cilat u sekuestruan në kuadër të hetimeve për abuzimet me tenderat e AKSHI-t, por brenda 24 orëve u zhdukën pa gjurmë nga vinoteka e vilës së Agasit në periferi të Tiranës.
Në kërkim është shpallur i afërmi i këtij të fundit Eno Agasi. Gjatë operacionit u njoftua se do të hetohej edhe roli i doganave apo personave dhe institucioneve të tjerë që kishin në ruajtje mallin e gjetur dhe mbetet për tu parë nëse SPAK do të zbulojë rolin e personave përgjegjës.
Vlera e verës së zhdukur nga përllogaritjet paraprake rezulton në mbi 1.3 milion euro.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



