Vera në spitalin e Krumës – Të rriturit me shqetësime nga hipertensioni, raste helmimesh dhe pickimesh
Në spitalin e Krumës, një numër i lartë pacientësh kanë kërkuar shërbim mjekësor, kryesisht për shkak të hipertensionit, problemeve nga ushqimi dhe pickimeve nga insektet.
“Shërbimet që kërkojnë janë kryesisht te mjeku pediatër për diarretë akute, tonsolitet te fëmijët. Ka pasur raste edhe te të rriturit me probleme të hipertensionit arterial, goditjet nga dielli,” tregon pediatri Shkëlzen Ibra.
Mjeku bën të ditur se gjatë kësaj periudhe nuk kanë munguar as turistët e huaj, të cilët kanë kërkuar shërbim mjekësor.
“Kemi pasur raste të turistëve të huaj, që vijnë me intoksikime, me helmime,” shton Dr. Ibra.
E rëndësishme gjatë kësaj periudhe, sipas mjekut, është kujdesi nga ushqimi, veçanërisht për të sëmurët kronikë, siç janë diabetikët dhe ata që vuajnë nga hipertensioni.
“Të sëmurët diabetikë po abuzojnë me shalqirin, me bostanin, ngaqë është stina. Janë të rrezikuar shumë ata që janë me diabet mellitus, me insulin-vartës dhe me tabletat,” thotë mjeku pediatër.
Në spitalin e Krumës, sipas të dhënave, vetëm tek moshat pediatrike marrin shërbim rreth 20 pacientë në 24 orë. Shifra të larta regjistrohen edhe për të rriturit, ndërkohë që rastet që paraqesin komplikacione drejtohen në spitalin rajonal të Kukësit.
Gazetare: Shkurte Elezaj
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




