VIDEO/ Dyshohet se i vunë 5 mln euro gjobë pronarit, momenti kur 8 automjete rrethojnë hyrjen e hotelit në Radhimë, prej tyre zbresin disa persona
Një ngjarje e rëndë u regjistrua sot (3 shtator) në Radhimë të Vlorës, ku një grup prej më shumë se 10 personash, shumica prej tyre dyshohet se kanë qenë të armatosur, kanë shkuar për t’i vendosur gjobë pronarit të një hoteli.
RTSH ka siguruar pamjet e momentit kur 8 automjete të zinj dhe me xhama të errët rrethojnë hyrjen e hotelit, ndërsa shihet që disa persona dalin prej tyre. Më pas, ata futen në ambientet e brendshme të hotelit.
Sipas informacioneve paraprake, personat kanë kërcënuar fillimisht pronarin, ndërsa më pas dyshohet se kanë përdorur edhe armët, duke i kërkuar një shumë prej 5 milionë eurosh. Mes palëve ka pasur edhe përplasje fizike, ndërsa autorët janë larguar me shpejtësi nga ambientet e hotelit pas ngjarjes.
Më pas, pas denoncimit nga pronari i hotelit, policia u vu në ndjekje të autorëve, ku gjatë ndjekjes, drejtuesi i njërit prej automjeteve ka humbur kontrollin dhe automjeti është aksidentuar. Në makinë ishin 3 persona, ku dy prej tyre kanë mbetur të dëmtuar si pasojë e aksidentit, ndërsa personi i tretë nuk ka pasur probleme shëndetësore. Gjatë kontrollit të automjetit, Policia gjeti dhe sekuestruar një pistoletë.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




