Vidhnin banesa në kryeqytet, goditet grupi kriminal, arrestohen 3 persona

Goditet grupi kriminal për vjedhjen e banesave në kryeqytet. Tri pjesëtarë të këtij grupi janë arrestuar nga blutë e Tiranës, të dënuar më parë për të njëjtin krim.
Policia ka zbardhur 3 vjedhje të kryera nga ky grup përgjatë muajit janar, ku më e fundit u regjistrua një ditë më parë (14 janar), ndrësa në vjedhjen e kryer disa ditë më parë, ata arritën të merrnin 14 mijë euro dhe sende me vlerë nga banës.
Blutë e Tiranës kanë zbërthyer dhe skemën se si kryheshin vjedhjet nga ky grup, të cilët fillimisht fotografonin bravat e dyerve të banesave, pamjet të cilat studioheshin më vonë nga këta 3 anëtarë për të zbërthyer mekanizmin dhe për të mundësuar hapjen, me çelës universal.
“Tiranë/Finalizohet nga komisariatet e Policisë Nr. 2 dhe Nr. 3, operacioni i koduar “Strategjia”. Goditet një grup kriminal që kryente vjedhje në banesa.
Arrestohen 3 pjesëtarët e grupit.
Të tre, të dënuar më parë, për të njëjtin krim.
Zbardhen 3 vjedhje të kryera nga ky grup, gjatë muajit janar. Njëra prej vjedhjeve u krye dje, ndërsa në njërën prej banesave, u vodhën 14 000 euro dhe sende me vlerë.
Pjesëtarët e grupit fillimisht fotografonin bravat e dyerve të banesave. Më pas, pamjet studioheshin nga pjesëtarët e grupit, për të zbërthyer mekanizmin dhe për të mundësuar hapjen, me çelës universal.
Si rezultat i hetimeve të kryera me qëllim zbardhjen e vjedhjeve dhe nxjerrjen e autorëve të tyre, përpara përgjegjësisë penale, specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë Nr. 2 dhe Nr. 3 finalizuan operacionin e koduar “Strategjia”, në kuadër të të cilit u lokalizuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit A. M., 36 vjeç, S. T., 35 vjeç dhe G. K., 38 vjeç.
Nga hetimet dyshohet se 3 shtetasit, të organizuar si grup, më datë 7 janar, kanë vjedhur në një banesë në rrugën “Don Bosko”, më datë 10 janar, kanë vjedhur 14 000 euro dhe sende me vlerë në një banesë në rrugën “Dritan Hoxha”, dhe dje, kanë vjedhur në një banesë në rrugën “Don Bosko”.
Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




