Viktima e përmbytjeve në Durrës, familjarët: Humbi jetën në krye të detyrës!
Dy ditë pasi u gjet i pajetë në Plepa të Durrësit, familjarët e Astrit Hysenajt deklarojnë se i afërmi i tyre humbi jetën teksa ishte në orari e punës.
Për këtë, ata thonë se disponojnë edhe pamje të kamerave të sigurisë në zonë ndaj kërkojnë që ngjarja të njihet zyrtarisht si humbje jete në krye të detyrës.
“Familjarët thonë që ky ka rënë në krye të detyrës. Sipas pamjeve tona ai ka qenë në detyrë deri në 8:25. Ata që i takojnë sipas ligjit, kur një punonjës humb jetën në krye të detyrës. Nëse ka pamje të tjera që tregojnë që ka qenë jashtë orarit të punës të na e thonë. Ne mendojë se atëherë 8:25 ka ndodhur tragjedia”, tha Osman Hysenaj, kushëriri i viktimës.
Më datë 8 janar 54-vjeçari, punonjës i bashkisë së Durrësit, u gjet i pajetë në Plepa, pas kërkimeve nga shërbimet e Policisë dhe nga polumbarët e Reneas, ku u gjet trupi i pajetë në një kanal kullues në afërsi të Ish-repartit Ushtarak.
Bashkia Durrës tha zyrtarisht, se Astrit Hysenaj ishte paraqitur në punës dhe është larguar pasi ka mbaruar orarin e punës.
Gazetare: Flutura Tota
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




