Virozat e stinës, fluks në spitalin e Sarandës – Mbi 30 raste në ditë në repartin e Pneumologjisë

Shëndet | 7 muaj më parë

Në repartin e pneumologjisë në spitalin e Sarandës gjatë kësaj periudhe janë paraqitur kryesisht raste të lidhura me virozat e stinës. Sipas mjekut pneumolog, Niko Kuri, këto janë rastet më të shpeshta që po trajtohen nga stafi i repartit.

Përveç virozave, repartin e vizitojnë edhe pacientët me sëmundje kronike të frymëmarrjes. Mjekët theksojnë se këto raste kërkojnë kujdes të veçantë dhe monitorim të vazhdueshëm për të shmangur komplikacionet.

“Rastet më të shpeshta janë virozat, covid, por edhe të sëmurët kronik p0or dhe rasgte të infeksioneve bakteriale”, u shpreh mjeku.

Bluzat e bardha të repartit bëjnë apel për qytetarët që, për rastet jo urgjente, të paraqiten fillimisht tek mjeku i familjes. Kjo ndihmon në orientimin e duhur të pacientëve dhe shmang mbingarkesën.

“Më i mira do të ishte që të orientohen tek mjeku i familjes dhe më pas tek specialistët. Duhet të tregojnë kujdes sepse është një periudhë me viroza”, tha ai.

Përveç apeleve, stafi mjekësor jep edhe këshilla të dobishme për parandalimin e virozave dhe mirëmbajtjen e shëndetit të frymëmarrjes. Këto përfshijnë larjen e duarve, shmangien e kontaktit me persona të prekur dhe kujdesin ndaj ndryshimeve të temperaturave.

Gazetare B. Pëllumbi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme