Virozat e stinës në Korçë – Çdo ditë pranë sanatoriumit kryhen rreth 30 vizita, mjekja: Shmangni kontaktet

Çdo ditë pranë sanatoriumit të Korçës kryhen më shumë se 30 vizita me pacientë që shfaqin temperaturë të lartë dhe të zgjatur. Një gjë e tillë është bërë me dije nga shefja e shërbimit të pneumo-ftiziatrisë, Diana Alickolli.
E gjithë kjo situatë, sipas mjekes, ka ardhur për shkak të ardhjes së emigrantëve në këtë periudhë të verës, ndërsa të përfshira janë të gjitha moshat.
“Viroza stinore që zakonisht është në këtë periudhë, ndikohet nga disa faktorë sikurse ndryshimi i temperaturave, jeta kolektive, ardhja e emigrantëve dhe e studentëve”, thotë mjekja.
Alickolli ka një këshillë për qytetarët, kur tha se pacientët me simptoma të tilla të rënda dhe temperaturë të lartë nuk duhet të kenë kontakte me të tjerët, pasi është një virozë shumë ngjitëse.
“Duhet të kenë kujdes, sepse ka pasur pacientë me temperatura të zgjatura. Një pacient që është me temperaturë duhet të rrijë në shtëpi, pra të mos jetë në marrëdhënie me njerëzit e tjerë derisa të bjerë temperatura. Është ngjitëse”, apelon mjekja.
Gjatë kësaj periudhe, nga ana e shërbimit të pneumo-ftiziatrisë në Korçë janë marrë edhe mostra për COVID-19, por tamponët kanë dalë negativë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




