Virozat në Devoll – më të prekur në këtë periudhë, fëmijët dhe të moshuarit

Shëndet | 1 vit më parë

Virozat e stinës kanë qenë prezente edhe në bashkinë e Devollit.

Sipas mjekëve të Qendrës Shëndetësore në qytetin e Bilshtit, kanë qenë kryesisht të prekura moshat pediatrike dhe grupmosha mbi 65 vjeç.

Sipas të dhënave të Shëndetit Publik në këtë bashki, aktualisht po qarkullon një kombinim i enterovirozave dhe virozave të traktit respirator, të cilat kanë prekur një numër të konsiderueshëm banorësh.

Pranë Qendrës Shëndetësore në Bilisht regjistrohen mbi 10 vizita në ditë, ku pacientët paraqiten me simptoma të ndryshme, si probleme gastrointestinale, si dhe shenja të traktit respirator, përfshirë kollë, rrufë dhe temperaturë.

Mjekët theksojnë se këto viroza, megjithëse në shumicën e rasteve kalojnë pa komplikacione, kërkojnë kujdes të veçantë tek grupmoshat më të ndjeshme. Ata këshillojnë qytetarët të shmangin vetë-mjekimin, të ruajnë higjienën, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe ushqim të shëndetshëm, ndërsa në rast të shfaqjes së simptomave të rënda të drejtohen tek mjeku i familjes. 

Shëndeti Publik në Devoll vijon monitorimin e situatës, duke bërë apel për vigjilencë dhe kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.

Gazetare: Geralda Manushi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme