Virozat stinore, specialistët theksojnë rëndësinë e ushqyerjes së shëndetshme
Me ardhjen e pranverës, numri i personave të prekur nga virozat stinore ka pësuar ulje krahasuar me muajt e dimrit.
Megjithatë, specialistët e urgjencës bëjnë apel që qytetarët të vijojnë të tregojnë kujdes, pasi ndryshimet e temperaturave dhe lëvizjet e shumta gjatë kësaj periudhe favorizojnë përhapjen e infeksioneve virale.
“Kemi një ndryshim të klimës, ardhja e pranverës që i ka ulur pjesën e virozave që ndikojnë që sjellin fluksin më të madh të urgjencës. Besoj që ky trend i fluksit do të jetë edhe në ditët në vazhdim. Këto dy tre ditët e fundit ka qenë ky pak ndryshimi i klimës, kështu që do të bëjmë pak kujdes në pjesën e virozave sepse vazhdojnë të jenë akoma në qarkullim”, u shpreh Mjek specialist i urgjencës, Alked Doku.
Sipas mjekëve, grup moshat më të reja mbeten ndër më të prekurat nga virozat, kryesisht për shkak të neglizhencës ndaj simptomave dhe mungesës së kujdesit të duhur.
“Më shumë për pjesën e virozave ka qenë mosha e re, duke qenë që nuk janë të prirur me sëmundje kronike dhe janë neglizhent në kujdesin personal”, tha ai.
Një tjetër element i rëndësishëm, sipas specialistëve, është kujdesi ndaj ushqyerjes dhe forcimit të imunitetit.
“Kujdes të shtuar, sidomos edhe me ushqimin, sepse gastroenteritet që janë një nga simptomat më të zakonshme, sëmundjet më të zakonshme në urgjencë, janë ato që ndikojnë në uljen e imunitetit”, theksoi mjeku.
Gjatë 24 orëve të fundit në spitalin rajonal të Kukësit janë paraqitur rreth 40 raste të virozave.
Gazetare: Irda Bajraktari
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





