Vllaznia-Tirana në RTSH, Laszlo: Një ndeshje e rëndësishme për qytetin, të marrim 3 pikët

Abissnet Superiore | 60 minuta më parë

Trajneri i Vllaznisë, Csaba Laszlo ka folur për mediat në prag të klasikes kundër Tiranës, që do të luhet nesër në orën 18:30 në stadiumin “Loro Boriçi” dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

“Kam pasur shumë derbi, kjo është shumë e rëndësishme për qytetin dhe ekipin. Më e rëndësishmja për ne është që të stabilizojmë pozitën tonë në tabelë, të marrim 3 pikët. E dimë që në çdo derbi, emocionet janë të larta. Kush mund të kontrollojë emocionet dhe t’i dërgojë në rrugë pozitive me ekipin, kjo është puna që duhet të bëj me lojtarët.

Të gjithë këtë energji që është shtesë në krahasim me ndeshjet e tjera, të tregojmë se jemi një ekip dhe kemi mësuar nga ndeshjet më përpara. Ndaj Egnatias mendoj se nuk bëmë një ndeshje të keqe, duhet të jemi më ‘vrastar’ para portës. Kjo ka lidhje me emocionet. Nëse e sforcon, mund të jenë raste që nuk mund të shënosh. Duhet sa më tepër vëmendje ndaj Tiranës, lojtarët të jenë të fokusuar në fushë dhe të bëjnë çdo gjë për ekipin. Në fund është ekipi më i rëndësishëm.

Në çdo javë shikojmë kundërshtarët e radhës. Kryesorja është që në çdo ndeshje të futemi me besim. Nuk dua të bëj një skuadër kundërshtare më të mirë se sa është, diferenca mes skuadrave nuk është mjaft e madhe. Ndonjëherë mund të jetë forma e ditës apo fati që e bën diferencën. Që të kesh fat duhet të bësh diçka.

Ne flasim sepse është derbi, por për ne është e rëndësishme sepse duam të stabilizojmë veten tonë. Çdo fitore na jep më shumë oksigjen dhe që të bëjmë hapin e radhës. Kemi studiuar kundërshtarët, vendosim çdo gjë bashkë. Në fund janë lojtarët që duhet të bëjnë punën e tyre, në futboll duhet të kesh kreativitet dhe vendime në fushë që duhet të marrim. Ne bashkë duhet të bëjmë punë të mirë, për të marrë fitoren në fund”, ka thënë mes të tjerash trajneri Laszlo.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme