Vllaznia, trajneri Laszlo: Gabuam shumë, nuk është normale

Abissnet Superiore | 35 minuta më parë

Trajneri i Vllaznisë, Csaba Laszlo nuk e fsheh zhgënjmin pas humbjes 3-1 në transfertë përballë Egnatias. Në prononcimin e tij për “Super Gol”, ai nuk i ka kursyer kritikat.

“Nëse duhej ndërhyrë më shpejt me zëvendësimet? Në 45 minutat e para nuk luajtëm mirë, nuk kishte nevojë të bënim ndërrime në 20 minutat e para, nuk jemi në kopsht”.

“Problemi është që goli i parë erdhi shumë shpejt dhe ishte mes tre lojtarëve, kundër një lojtari të tyre. Është çështje kualiteti, kjo është ajo që më ka bërë nervoz. Bëra ndryshime për tu rikthyer në lojë”.

“Sjam i mërzitur me ekipin, por me mënyrën se si humbëm. Edhe për të shkuar te shanset që humbëm, nuk është normale. Problemi është vetëm kordinimi. Këtë gjë duhet ta punojmë. Të njëjtën mënyrë loje kemi bërë edhe me Dinamon. Jam emocional kur pësojmë 3 gola në këtë mënyrë. Kjo më bën nervoz. Bëmë një gol mjaft të mirë. Duhet të pyesim pikë së pari veten”.

“Pjesën e parë po ashtu kishim mundësi të kthenim sepse kishim raste të pastra. Pësuam një gol nga asgjëja, goli i dytë që ata shënuan. Kjo nuk është gjë e mirë për ekipin. Sidomos pas 2-1, rasti i mirë për Perezin nuk shënoi. Goli i tretë na vrau. Mund të kishim edhe raste për gol. Kjo tregon që dhe ne kemi bërë diçka”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme