Vrasja e 14-vjeçares në Maqedoninë e Veriut, arrestohert në Turqi autori i dyshuar i ngjarjes

I dyshuari kryesor për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska si edhe për përfshirje në vrasjen e 74-vjeçarit, Pançe Zhezhovsk, në Veles është arrestuar në Turqi. I dyshuari është identifikuar si Lupço Palevski, 59 vjeç,
Palevski, për të cilin kishte një fletarrest ndërkombëtar, u kap në qytetin turk Balikesir ndërsa autoritetet maqedonase kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij. Ljupo Paçevski pas ngjarjes ka udhëtuar në Serbi, më pas përmes Bullgarisë në Turqi.
Ministria e Brendshme maqedonase ka ngritur kallëzim penal kundër 5 personave të dyshuar për përfshirje në dy vrasjet. Mes të ndaluarve është edhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski.
Atij i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh. Për të thuhet se i ka dhënë hollësi të dyshuarit kryesor lidhur me lëvizjen, përkatësisht për ditën dhe orën kur vajza e tij shkonte në shkollë e pashoqëruar.
Vanja Gjorçevska ishte shpallur e zhdukur më 27 nëntor. Sipas hetimeve nga autoritetet vendase e mitura u rrëmbye dhe u vra me qëllim për t’i marrë para nënës së saj, e cila ishte divorcuar nga bashkëshorti.
Autori i dyshuar i vrajes, Ljupço Palevski njihej si biznesmen në fushën e ndërtimit, por dhe politikan i një partie të vogël.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




