“Wizz Air Tirana Marathon 2026” sposton datën e organizimit

Evente Sportive | 4 orë më parë

Organizatorët e “Wizz Air Tirana Marathon 2026” kanë bërë me dije ditën e sotme se aktivitetet e parashikuar për t’u mbajtur më 24 dhe 25 tetor do të shtyhen për në fundjavën e mesit të nëntorit.

Situata delikate që po kalon kryeqyteti ka detyruar organizatorët, të cilët e kanë të pa mundur të garantojnë standardet e sigurisë për një garë të kësaj madhësie, të spostojnë eventin në 14 dhe 15 nëntor.

“Të dashur garues, miq e mbështetës të maratonës. Nisur nga zhvillimet e fundit në vend, kemi marrë vendimin e vështirë, por të domosdoshëm, të shtyjmë Maratonën e Tiranës në datat 14 dhe 15 Nëntor”, thuhej në njoftim.

Mes të tjerash në njoftim të gjithë të interesuarit janë informuar se: “Të gjitha biletat transferohen automatikisht në datat e reja. Nuk kërkohet asnjë veprim nga ju. Regjistrimet vazhdojnë të jenë të hapura. Kush ka dashur të vrapojë dhe nuk ia kishte dalë në kohë.

Kitet e garuesve janë të ruajtura të plota dhe do të shpërndahen 2 ditë përpara garës zyrtare”. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme