Zaev drejt Bullgarisë: Një tragjedi e tmerrshme, pjesa më e madhe të rinj

Maqedonia e Veriut | 5 vite më parë

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev është nisur drejt Sofjes së bashku me ministrat e Shëndetësisë dhe të Punëve të Jashtme, pas një aksidenti të rëndë, në të cilin humbën jetën  të paktën 45 persona.

“Jam në kontakt me kryeministrin Stefan Janev i cili tashmë i ka vizituar këta njerëz. Pata mundësinë të bisedoj me njërin nga të mbijetuarit. Ai sqaroi se kanë qenë duke fjetur në autobus kur është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm. Kanë arritur ta thyejnë njërin prej xhamave dhe të shpëtojnë disa persona’’, theksoi Zaev.

”Për fat të keq, të tjerët nuk ia kanë dalë. Bëhet fjalë për një tragjedi të tmerrshme pasi shumica janë fëmijë, 12 fëmijë më të vegjël se 18 vjeç, ndërsa të tjerët janë të rinj rreth 20-30- vjeç”, shtoi ai.

”Pjesa më e madhe janë qytetarë tanë, por ka edhe nga Serbia”, deklaroi Zaev.

“Akoma nuk i dimë të gjitha informacionet pasi jemi fokusuar tek shpëtimi i të mbijetuarve. Do t’i mësojmë informacionet e para nga shërbimet bullgare, ndërsa më pas do të përcaktohet se cilat kanë qenë destinacionet nga janë kthyer, si edhe të gjitha detajet e tjera”, thotë Zaev në deklaratën për shtyp.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme