Zbatimi i Ligjit të Faljes, tatimet njoftojnë fshirjen e 453 milionë eurove detyrime

Financë | 50 minuta më parë

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë me dije se bilanci i përfitimeve nga zbatimi i Ligjit të Faljes po shënon rritje të vazhdueshme, duke u ardhur në ndihmë tatimpaguesve në mbarë vendin.

Sipas të dhënave më të fundit të bëra publike nga Administrata Tatimore, volumi i detyrimeve të fshira dhe të shuara ka arritur një vlerë të konsiderueshme financiare.

“Sipas të dhënave më të fundit të Administratës Tatimore detyrimet e fshira/shuara kanë arritur në vlerën 453 milionë euro”, deklarohet në njoftimin për shtyp të institucionit.

Nga ana e Administratës Tatimore nënvizohet se ky proces do të vazhdojë, duke garantuar mekanizmat e nevojshëm që t’u krijohet mundësia tatimpaguesve të përfitojnë nga lehtësimi i barrës së borxhit të prapambetur dhe të rregullojnë pozicionin e tyre financiar pranë organeve shtetërore.

  • /rtsh.al/


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme