Zelensky: Ukraina e gatshme të ndihmojë në Lindjen e Mesme, por kërkon fonde dhe teknologji

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se Ukraina është e gatshme të ofrojë ndihmë për shtetet e Lindjes së Mesme, por kjo do të bëhet në këmbim të fondeve dhe teknologjisë që do të forcojnë mbrojtjen e tyre.
“Ukraina dëshiron para dhe teknologji në këmbim të ndihmës ndaj shteteve të Lindjes së Mesme për të forcuar mbrojtjen e tyre kundër dronëve kamikazë iranianë,” tha Zelensky, pasi Kievi dërgoi ekspertë në katër vende të rajonit.
Ai sqaroi se çdo ekip i dërguar përbëhet nga dhjetëra ekspertë të cilët janë të aftë të vlerësojnë situatën dhe të demonstrojnë mënyra për të përmirësuar mbrojtjen kundër këtyre dronëve.
Kjo iniciativë pritet të forcojë bashkëpunimin mes Ukrainës dhe shteteve të Lindjes së Mesme në fushën e sigurisë dhe teknologjisë ushtarake.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




