Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, dalin rezultatet e para për parlamentaret, ndërsa kryeson për presidencë Siljanovska

Në Maqedoninë e Veriut sot ( 8 Maj ) u mbajtën zgjedhjet parlamentare dhe raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale.
Të drejtën e votës e kishin mbi 1.8 milion votues, të cilët votuan për 17 parti politike dhe koalicione.
Po të mërkurën u votua edhe për raundin e dytë për zgjedhjet presidenciale. Në garë ishin presidenti i deritanishëm Stevo Pendarovski nga koalicioni i LSDM-së dhe Gordana Siljanovska-Davkova nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së.
Kutitë e votimit në 3840 vendvotime u hapën në ora 07:00 e u mbyllën në 19:00.
Pjesëmarrja për zgjedhjet presidencialie ishte 46.43%, ndërsa për zgjedhjet parlamentare ishte 53.43%.
Sipas rezultateve preliminare të KSHZ nga gjithsej 293.783, prej 1.815.350 votuesve, udhëheq VMRO-ja me 47.196 vota e ndjekur nga LSDM me 15.908. Ndërsa në bllokun shqiptarë prin Fronti Evropian me 33.284, ndërsa VLEN 27.792 vota.
Zgjedhjet u vëzhguan nga 2000 vëzhgues, nga të cilët 1078 ishin vendas dhe 770 vëzhgues të huaj.
Ao u ndoqën nga 66 gazetarë të huaj.
Misioni i OSBE/ODIHR akreditoi 410 vëzhgues dhe 14 ekspertë.
Zgjedhjet u monitoruan nga 138 vëzhgues nga Asambleja Parlamentare e OSBE-së, komisioni ad hoc i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës me 33 vëzhgues, si dhe 68 vëzhgues nga Ambasada Amerikane në Shkup.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




