Zgjedhjet parlamentare të Kosovës, rinumërohen mbi 88% e vendvotimeve

Kosovë | 9 muaj më parë

Procesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit nw Kosovë po shkon drejt pwrfundimit. Sipas të dhënave të përditësuara në uebfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri tani janë rinumëruar 2.244 vendvotime, apo mbi 88 për qind e totalit prej 2.557 qendrave të votimit në gjithë vendin.

Vendimi për rinumërim të plotë u mor pas parregullsive të shumta të konstatuara gjatë rinumërimit të pjesshëm, ku u evidentuan manipulime serioze në garën mes kandidatëve për deputetë.

Të dhënat paraprake tregojnë se në të gjitha partitë politike ka kandidatë që, gjatë numërimit fillestar, kanë përfituar ose kanë humbur qindra vota, duke ndryshuar ndjeshëm rezultatet individuale.

Zbulimi i këtyre manipulimeve ka vënë në lëvizje organet e drejtësisë. Në Prizren janë paraburgosur 23 persona, ndërsa në Malishevë janë ndaluar 15 kryesues të qendrave të votimit dhe 43 komisionerë, të dyshuar për përfshirje në manipulim votash. Hetime janë duke u zhvilluar edhe në disa komuna të tjera.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme