Zgjedhjet vendore në Maqedoninë e Veriut, fitojnë VMRO dhe kandidatët e pavarur, Kasami merr Tetovën

Zgjedhjet vendore në Maqedoninë e Veriut po japin verdiktet e tyre në qytetet kryesore, që ka konfirmuar në përgjithësi një fitore të kandidatëve të mbështetur nga VMRO-ja para atyre të LSDM-së.
Në Tetove, kryetarja Teuta Arifi ka humbur sfidën me Bilal Kasamin i Lëvizjes Besa, i cili ka marrë rreth 5500 vota më shumë. Vetë Arifi i ka uruar sukses Bilalit në drejtimin e komunës.
Në Strugë, kryetari në detyrë Ramiz Merko konfirmohet , me kandidatin e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativën, Idri Istrefi, që pranoi humbjen.
Në Kumanovë, kandidati formalisht i pavarur, por që ka marrë mbështetjen e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Maksim Dimitrievski, ka fituar ndaj Oliver Ilivski.
Ndërkohë, në kryeqytetin Shkup, kandidatja e pavarur Danella Arsovska, udhëheq bindshëm me më shumë se 60%, duke mundur bindshëm kryetarin e tanishëm Petre Shilegov.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




