Zhbllokohet Mirlind Daku, sulmuesi kuqezi shpërthen me dopietë në Rusi

Më në fund është zhbllokuar sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, i cili kohët e fundit kishte vuajtur mungesën e golit me skuadrën e tij, Spartak i Moskës. Ai realizoi dy gola në Kupën e Rusisë, duke qenë protagonist kryesor në fitoren 2-4 ndaj Rodina.
Daku shënoi golin e dytë dhe të tretë të kësaj ndeshjeje, duke qenë faktor i përmbysjes në këtë derbi. Futbollisti kuqezi luajti 79 minuta dhe u pozicionua në majë të sulmit, ku është edhe roli i tij i preferuar.
Periudha e fundit ka qenë jo pak e vështirë për Dakun. Ai nuk ka luajtur rregullisht me Spartakun në Rusi, por edhe në ndeshjet e fundit të Kombëtares shqiptare nuk pati shumë hapësirë nga trajneri Maran. Kjo dopietë me siguri do ta ndihmojë sulmuesin të lërë pas këtë situatë dhe të flasë me gjuhën e golave.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




