Zjarr në një ndërtesë pranë Barcelonës, humbin jetën 5 persona, 3 prej të cilëve të mitur

Botë | 8 muaj më parë

Pesë të rinj humbën jetën dhe katër të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e një zjarri që përfshiu mbrëmjen e së hënës katin e fundit të një ndërtese rezidenciale në qytezën Manlleu, në afërsi të Barcelonës.

Sipas raportimeve paraprake, zjarri fillimisht përfshiu papafingon e godinës, e cila shërbente si magazinë. Shërbimi zjarrfikës katalanas bëri të ditur se personat që ndodheshin në papafingo nuk mundën të dilnin, për arsye që ende nuk janë bërë të ditura.

Identitetet e viktimave nuk janë publikuar ende, por mediat lokale raportojnë se asnjë prej tyre nuk ishte banor i ndërtesës. Një i afërm i njërit prej viktimave deklaroi se të rinjtë e përdornin magazinën si vendtakim.

Autoritetet lokale kanë shpallur tre ditë zie në nder të viktimave, ndërsa hetimet për shkaqet e zjarrit vijojnë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme