Zjarri masiv në magazinën e rrobave të përdorura te “5 Maji”, Prefekti i Tiranës: S’ka rrezik për banesat  e bizneset

Aktualitet | 9 muaj më parë

Zjarri masiv që ka përfshirë një magazinë të rrobave të përdorura që ndodhet në rrugën “5 Maji” në Tiranë vijon, ndërsa deri më tani nuk paraqitet rrezik për banesat dhe bizneset. Kjo u bë me dije nga Prefekti i Tiranës, Afrim Qëndro, i cili tha për RTSH 24 se po ashtu deri më tani nuk ka rrezik as për banorët, ndërsa po punohet intensivisht për shuarjen e flakëve”.

“Nuk ka rrezik për banesat dhe bizneset. Pallati që është ngjitur vatrës është i pabanuar, nga ana tjetër ka magazina dhe për objektet e banimit afër nuk ka asnjë rrezik sepse po punohet për izolimin e zjarrit.  Në terren janë të gjitha forcat e mundshme për ta menaxhuar. Nga zjarri është përfshirë një magazinë shumë e madhe”, u shpreh ai.

Policia ka vendosur një kordon sigurie, ndërsa në terren janë përfshirë 60 forca të shërbimit zjarrfikës dhe 11 automjete. Po ashtu, gazetarja e RTSH-së, Lusi Përgjegji bën me dije se është kërkuar  ndihmë edhe nga zjarrfikësja e Vorës, Elbasanit dhe Durrësit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme